Aktorja e famshme Charlize Theron, në një intervistë të fundit për “Allure”, mohon të ketë kryer operacione plastike, madje edhe u është përgjigjiur kritikave të atyre që pretendojnë se ajo u është nënshtruar disa operacioneve estetike në fytyrë, të cilët i kanë shkuar keq.

“Njerëzit mendojnë se kam bërë ndryshime në fytyrë”,- tha aktorja 48-vjeçare duke shtuar se, në fakt, ajo që ka ndryshuar është lëkura e saj: “Fytyra ime po ndryshon. Më pëlqen që fytyra po ndryshon dhe po plaket. Njerëzit mendojnë se kam bërë lifting dhe thonë “Çfarë i bëri fytyrës?” Asgjë, thjesht po plakem. Kjo nuk do të thotë se kam bërë operacion të keq plastik.”

Ylli i filmit ‘Fast X’ tha se ndihet shumë mirë me pamjen e saj natyrale, pavarësisht presionit për t’u dukur gjithmonë e re. Theron shpjegoi se nuk do të pësojë më asnjë transformim fizik dramatik për një rol filmik, siç ka bërë shumë herë në të kaluarën për role në filma të ndryshëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb