Teksa nuk na ndajnë shumë ditë nga rikthimi i maturantëve në bankat e shkollës, ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka njoftuar mbi masat e marra në këto institucione, ku për shkak të situatës me COVID-19, do të ndiqen protokolle strikte. Përmes një postimi në ‘Facebook’, Shahini ka bërë të ditur edhe rregullat që duhet të zbatojnë që në hyrje maturantët dhe mësuesit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Vijon puna përgatitore në shkolla për masat që sigurojnë distancimin fizik mes nxënësve. Gjatë gjithë këtyre ditëve janë vendosur postera dhe sinjale të tjera orientuese, si dhe është kryer dezinfektimi i shkollave për të qenë gati të mirëpresim maturantët më datë 18 maj”, shkruan në rrjetin e saj social Ministrja Shahini.

Kujtojmë se mes datave 18 maj deri në 5 qershor do të kthehen në shkollë vetëm maturantët që kanë provimet e Maturës.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb