Te Irlanda nuk dëshirojnë ta luajnë ndeshjen ndaj Izraelit, takim ky i planifikuar për Nations League. Mediat shkruajnë se gjithçka ka të bëjë me luftën në Gaza, pasi në Irlandë ka pasur përkrahje të madhe për Palestinën.

Madje, konferenca për shtyp e Irlandës është shtyrë. Trajneri Heimir Hallgrímsson dhe një lojtar duhej t’u përgjigjeshin pyetjeve të gazetarëve këtë mëngjes, por 15 minuta para fillimit të konferencës, një zyrtar i UEFA-s njoftoi se ajo ishte shtyrë.

Më vonë u njoftua gjithashtu se skuadra do të vonohej me 20 minuta për seancën stërvitore, e cila ishte planifikuar të fillonte në orën 11:00 sipas orës lokale, përpara ndeshjes në Debrecen të Hungarisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb