KAKAVIJË

Një situatë tensioni ka ndodhur në një hotel të Kakavijës pasi një pronar ka kërcënuar se do të nxjerrë jashtë të karantinuarit, emigrantë sezonalë që kanë ardhru nga Greqia por që kanë ndjekur urdhërin e qeverisë.

Sipas pronarit janë 18 persona që janë karantinuar në hotelin e tij pasi kishin erdhur nga Greqia dhe kishin rënë dakort për pagesë ditore. Duket se emigrantët sezonalë kanë paguar vetëm dy ditët e para dhe nuk kanë paguar më.

Pronari nga ana tjetër ka vendosur t’i nxjerrë jashtë por ka qenë Policia që e ka detyruar t’i mbajë ende në hotel.

Gazetarja Brikena Metaj për ”News24” ka thënë se emigrantët nuk kanë lekë kurse ushqimin ja siguron Bashkia e Dropullit dhe si përfundim ka ndodhur përplasja për pagesën ditore të qëndrimit. Ndërkohë pronari ka paralajmëruar se nesër mund t’i nxjerrë jashtë të karantinuarit.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb