Ish-zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Shemsi Prenci, ka komentuar operacionin policor në Mamurras, i cili shkoi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe la të plagosur një 23-vjeçar të shpallur në kërkim.
I ftuar në emisionin “Studio24”, Prenci mbrojti ndërhyrjen e efektivëve, ku një prej tyre u tentua edhe të pwërplasej me makinë nga personi i shapllur në kërkim, Leonard Dema, duke deklaruar se policia kishte vepruar në kushtet e rrezikut dhe se përdorimi i armës ishte i justifikuar.
Prenci theksoi se gjatë 35 viteve të fundit janë vrarë mbi 230 punonjës policie, duke argumentuar se efektivët shpesh janë përballur me grupe kriminale të rrezikshme pa mbështetjen dhe përgatitjen e duhur operacionale.
Sipas tij, operacioni në Mamurras ishte një ndërhyrje me risk të lartë dhe zona njihet për problematika të forta kriminale, ku “të fortët” nuk kanë frikë të sulmojnë forcat e rendit.
“Duhet të kishim një kallashnikov këtu e të qëllonim për shyqyr që policët qëlluan. Ka shumë kohë që policët janë të pa trajnuar që të hapin zjarr për neutralizimin e elementit të armatosur. 230 e kusur policë të vrarë në 35 vite.
Drejtoria Lezhë nuk ka pasur kohë të priste strukturat e specializuara si RENEA dhe FNSH. Në Mamurras nuk guxon të hyjë policia epa organizuar. Me qindra herë ka ndodhur që të fortët kanë sulmuar policët.
Ata janë mësuar që të shohin patrulla me persona, në këtë rast e kuptuan që ishte një operacion. Përgëzoj punën e bërë nga policia e Lezhës, që ka ndërhyrë të zgjidhë një çështje për të cilat ka marrë informacione nga pala italiane”, tha ai.
