Një protestues i ardhur nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara ka marrë fjalën gjatë protestës së 42-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit kombëtar.

Ai u shpreh se kishte ardhur nga SHBA për të mbështetur protestën dhe kritikoi qeverinë, duke deklaruar se drejtuesit e vendit duhet të mbrojnë interesat e kombit shqiptar dhe jo, sipas tij, t’i dëmtojnë ato.

“Vij nga Disapora e Amerikës. Kryeministri i Shqipërisë, duhet të jetë atje për të mbrojtur kombin shqiptar që i ka rezistuar luftërave dhe jo për ta shitur. Fatkeqësi kombëtare që kemi në krye të vendit Edi Ramën. Duhet të luftojmë për të drejtat tona, pronën tonë, gjuhën tonë , traditat dhe të mos ketë asnjë armik të jashtëm të vijë dhe të bëjë të mundur shpërnguljen e shqiptarëve”, tha një protestues në revoltën e 42 kundër Edi Ramës”, u shpreh ai.

Protestuesi theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, pronës, gjuhës dhe traditave shqiptare, duke bërë thirrje për unitet përballë çdo rreziku që, sipas tij, mund të cenojë interesat kombëtare.

Deklaratat u bënë gjatë protestës së 42-të të opozitës kundër kryeministrit Edi Rama.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: