Në këtë periudhë të vështirë dhe plot dyshime për futbollin ka shumë ide se si mund të rifillojnë kampionatet. Nuk mungojnë edhe ato më të çuditëshme, siç ishte ajo e virologut belg Van Ranst. Propozimi i tij, që futbollistët mund të luanin me maska u shoqërua me shumë debate. Por kjo mundësi refuzohet nga një prej të paktëve që e ka bërë një gjë të tillë dhe që tregon se nuk ishte aspak një eksperiencë e këndëshme.

Download
Download

Bernardo Laureiro luan në Nikaragua, një nga katër shtetet në botë, ku vazhdon të luhet futboll. “Është një ide e parealizueshme. Të luash me gojën mbyllur është e pamundur. Ne e bëmë në shenjë proteste, por pas 15 minutave më dukej sikur do të mbytesha. E kuptoj nevojën për të gjetur mundësi të ndryshme, por me maskë nuk mund të luhet”, ka thënë lojtari i Diriangen, skuadra që në shenj proteste për vazhdimin e kampionatit në Nikaragua zbriti në fushë me maska dhe doreza.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb