Sali Berisha ka thënë gjatë takimit me demokratët e Lezhës se ajo që ai dhe mbështetësit e tij po manifestojnë është një lëvizje, të cilën ka preferuar ta quaj revolucion.

Berisha ka paralajmëruar gjatë fjalës së tij kryeministrin Edi Rama, duke thënë se nuk do të lëvizje asnjë milimetër nga rruga Evropiane dhe se nuk do ta lejojë të luaj më me dinjitetin e shqiptarëve.

“Ne ftojmë çdo qytetar që t’i bashkohet lëvizjes sonë. Ne jemi lëvizje, u bëmë parti sepse ishim një lëvizje. Unë e quajta revolucion. Si të doni e quani, por ne sot kemi arritur të rithemelojmë partinë sepse kemi nisur si lëvizje, e fuqishme, e pandalshme. Tani përsëri, si parti demokratike duhet të jemi bërthama e kësaj lëvizje që duhet të bëjmë gjithçka që të bashkohet çdo shqiptar. Që i beson Shqipërisë. Unë iu them ju, vend me potenciale si ky vend nuk ka. Nëse ne i vendosim vetes qëllim para së gjithave të nxjerrim shqiptarët nga varfëria. Varfëria është ndëshkim për shqiptarët. Ishte 35% zbriti me 12%. Mjerimi ishte 4%, zbriti në 1.3% dhe do të zhdukej. Absolutisht, sepse lehtësuam biznesin. Krijuam klimën e biznesit, dyfishuam rrogat, pensionet, rikthyem shpresën. Shqiptarët kanë se këtu mund të jetohej. Nuk u ndal treni ynë drejt Evropës dhe treni Euroatlantik.

U anëtarësuam në NATO, hoqëm vizat, morëm statusin. Mos harroni se Edi Rama bllokoi statusin me tre ligje, me tre këshilltarë të Fierit. Ça ndodhi këto 8 vite? Asgjë. Tani del e thotë në Bruksel se nëse nuk ua japin sepse do ndryshojnë drejtimin. Po ia them këtu, që drejtimin të mos e lëvizë asnjë milimetër sepse drejtimi ynë do të jetë BE. Ai nuk do e postojë Shqipërinë as drejt Beogradit, Stambollit, dinjitetin e shqiptarëve. Shqiptari do të jetë shqiptar në të gjitha kohërat në vokacionin e tij Perëndimor”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb