Ish-kryeministri Sali Berisha ka theksuar se demokratët duhet të marrin frymëzim nga Skënderbeu në kauzën e tyre të drejtë.

Ai theksoi se sot ndoshta Partia Demokratike është një pakicë, por shumë shpejt do të jenë një shumicë e madhe.

“Habitën botën me votën kundër. Një turp për ne si shqiptarë. Dhe pse? Sepse e urdhëronte Vuçiçi. Nuk flas për gjenocidet e kryera në Kosovë në seri. Serbia me gjenocidet që ka bërë kurrë nuk mund të besohet. Është interesi më i mirë i saj të njohë Kosovën. Ne do të fitojmë dinjitet me emër të mirë, do të integrohemi në BE. Nuk ka lidhje me ndonjë gjë të shtirë kjo. Kjo çon në ide, që ky komb që ka sakrifikuar më shumë se kushdo komb tjetër për liri. Nëse ne konceptojmë të tillë, ne do të triumfojmë. Do të fitojmë. Mos harrojmë, Skënderbeu ishte Davidi ynë.

Ishte Davidi që me një guxim të jashtëzakonshëm, me një kurajo mbi njerëzore, u përball me Goljatin më të rrezikshëm të kohërave dhe qëndroi në kushtet më të pa barabarta. Skënderbeu është real, frymëzues për secilin prej nesh që të qëndrojmë në kauzën tonë të drejtë. Çdo dashuri tjetër për Skënderbeun apo adhurim për të jashtë mesazheve të tij është e rreme, e pa vlerë. Ne jemi dhe do të qëndrojmë për frymëzimin e madh që ai na jep ne. Të qëndrojmë në kauzat e drejta pavarësisht nga rrethanat. Sot jemi një pakicë, por ju garantoj që shumë shpejt do të jemi shumicë e madhe”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb