Deputeti i PD-së, Tomor Alizoti ka kërkuar praninë e kryeministrit Edi Rama në Kuvend, ndërsa deklaroi se ky i fundit po shkel ligjin me mospraninë e tij në seancë. Ai tha se të gjithë deputetët duhet të ndalin epshin e liderit.

“Të gjithë e dinë se kushtetuta, që kryeministri duhet të jetë i pranishëm në Kuvend. Prej disa ditësh në Shqipëri ka një protestë të një përmase tjetër. Ka shumë deputetë që duan të diskutojnë me kryeministrin, por na thoni a është parlamentare republika jonë? Duhet të ndalojmë epshin e liderit. Në momentin që nuk e ndalojmë sot, jemi në diktaturë. Ai del hapur dhe shkel kushtetutën. Ju si drejtuese e seancës duhet të merrni tagrin dhe të detyroni kryeministrin, pse nuk vjen në seancë? Kërkesa ime është kushtetuese, Nga e merr të drejtën kryeministri që të shkelë kushtetutën?”, tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: