Gjykata e Tiranës ka vendosur lirimin e protestuesve të arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit gjatë tubimit përpara godinës së Kryeministrisë. Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga seanca gjyqësore, duke sqaruar se pretendimet dhe kërkesat e organit të akuzës janë rrëzuar nga toga e zezë.
Sipas detajeve të bëra publike nga gazetarja Lala, prokuroria i kishte kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “detyrim për paraqitje”, si dhe ndalimin e qëndrimit të protestuesve pranë territoreve të rajoneve të policisë nr. 1, 2 dhe 3 në Tiranë.
Ndryshe nga sa kërkoi organi i akuzës, Gjykata e Tiranës i ka rrëzuar të dyja këto kërkesa, duke mos caktuar masat e kërkuara dhe duke vendosur kështu lirimin e protestuesve.
