Një ngjarje e rëndë është shënuar në një familje nga Kosova me banim në Durrës, ku tre anëtarët e saj kanë ndërruar jetë, nga konsumi i kërpudhave.

Mjeku i Qendrës Shëndetësore të Manzës, Bardhyl Belba në një prononcim për “News 24” deklaroi se të ndjerët nuk kanë referuar që kanë konsumuar kërpudha. Po ashtu, mjeku u shpreh se ai dhe stafi mjekësor janë të prekur nga ngjarja dhe se pret që autoritetet të hetojnë këtë rast.

“Ne shprehim ngushëllime për familjen Haliti. Shërbimi është dhënë sipas të gjitha protokolleve. Pasi kanë ardhur këtu me këmbët e veta, kanë ikur në gjendje të mirë shëndetësore dhe vazhdimi mbetet të hetohet e të shikohet se ku qëndron problemi, që të kemi përgjigje se përse kanë ndërruar jetë.

Protokolli është marrë nga hetuesit. Mjekët janë përgjigjur në kohë dhe me mjekimet e duhura. Jemi shumë të prekur. Jemi të prekur ne dhe kolegët tanë. Të ndjerët nuk kanë referuar që kanë konsumuar kërpudha, nuk kanë referuar për asnjë moment që të kenë pasur problem me kërpudhat. Po hetohet që të saktësohet se pse kanë ndërruar jetë tre anëtarët e një familjeje”, u shpreh mjeku.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb