Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka deklaruar nga Rezalla e Skënderajt se Serbia duhet ë njohë pavarësinë e tyre.

Konjufca thotë se Serbia është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, dhe me Kosovën s’ka për të pasur paqe pa pranuar krimin.

Ai tashmë ka vetëm detyrën e kryeparlamentarit të Kosovës, pasi dje u zgjodh Presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani.

“Serbia është ajo e cila është e mbushur me varre masive të shqiptarëve, Serbia është e mbushur me trupat e shqiptarëve qe i fsheh dhe ky është krim i shumëfishtë, duke nisur nga rrëmbimi i trupave dhe fshehja e tyre. Nuk ka paqe pa e pranuar krimin Serbia, dhe pa e pranuar Kosovën tonë”- tha Konjufca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb