Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer “thumbimet” për kreun e PD, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me qytetarët në qytetin e Lezhës. Rama tha se Basha mund të jetë djalë i mirë, por sipas tij, nuk ka bërë asnjë punë.

“Nuk kam aq kontakte sa ju, ma gjeni një demokrat të flaktë, që nuk më sheh dot me sy mua edhe që shkon tek doktori dhe e pyet a është socialist apo demokrat dhe po që socialist, nuk e çon fëmijën tek doktori socialist, por do tek doktori demokrat patjetër, apo që i prishet rrjeti hidraulik ne shtëpi edhe i del uji, hidraulikun e do patjetër nga PD, se po qe hidrauliku socialist nuk e merr. Apo në rast se do të lidhi fijet e elektrikut shkon dhe kërkon elektricist demokrat dhe nuk merr atë socialistin, apo edhe nëse do një mësuese anglishte për fëmijët, merr një demokrat që di arabisht vetëm se është demokrat. Kur t’i do të bësh një punë gjen atë që është më i zoti, pse qenka ndryshe kur ti zgjedh kryeministrin. Ti me një veteriner demokrat ke shoqëri të madhe, por nuk e merr atë dhe i thua hajde bëji gjilpërën nënës time sepse është demokrat, por merr socialistin infermier. Unë i mirëkuptoj ata që e quajnë Lulin çun të mirë, po i jepet punë Lulit, për çfarë pune ka bërë në jetë, një punë që ta tregojë dhe të thotë shiko unë kam ngulur këtë gozhdën në filan mur. Të paktën të gatuaj makarona për demokratët dhe të provojë a i bën ato makarona po i ka thjesht për t’i tundur në momentin kur filmohet”, tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: