Miss Albania ’95, Hygerta Sako ka hapur letrat në tavolinë duke treguar pak më shumë se zakonisht për jetën e saj. E ftuar në emisionin “Jeta pa filtër” i autores Ervisa Lula, Sako vihet përballë dhjetëra pyetjeve, kur e nis me rrëfimin se nuk është e kënaqur me veten dhe madje i është dashur të punojë fort për të mos e ulur ajo hundën e para siç ka ndodhur shpesh, por të ruajë një lloj ekuilibri.

Situata bëhet më e ndjeshme kur ajo flet për divorcin që ka patur dhe rritjen e vajzës Anais. Sako e quan si pjesë argëtuese të divorcit reagimin e njerëzve të habitur kur e shohin sërish me ish-partnerin duke dalë e drekuar të tre bashkë. Pyetjes se si ndihet ajo kur vajza të tjera paguhen më shumë se ajo për shkak të pamjes, Hygerta i përgjigjet me nje ton sfidues që shkakton të qeshura gjatë intervistës. Më tej e pyetur për një kapitull të mbyllur në jetë, Hygerta për herë të parë zbulon se çfarë e ka munduar dhe se si ajo e ka zgjidhur, siç thotë falë moshës dhe përvojës.

Duke u ndalur më pas tek vitet e adoleshencës, i lexohet ende në sy frika e zhurmës së makinave që në vitet ’90 ishin një makth i vërtetë për vajzat. Sako e mbyll me një përgjigje për të gjithë ata që i japin një nënkuptim të keq fjalës “miss”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: