E marta e 12 prill ishte një mbrëmje që kujtohet gjatë nga tifozët spanjoll. Nga njëra anë Villarreal shkruante historinë duke mposhtur as më shumë e as më pak por Bayern Munich ndërsa nga ana tjetër Chelsea bëri me zemër madrilenët, në fund të dy spanjollët festuan prezencën e tyre në gjysmëfinalet e Champions League.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Çfarë nate, çfarë dëliri”, shkuan Marca në faqen e parë. “Të pavdekshëm”, shkruan AS shoqëruar me festën e Real Madrid. “Dridhet Madridi”, shkruan Sport.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Atmosfera është krejtësisht ndryshe në radhët e mediave britanike të cilat nuk i besojnë syve se si në fund u kualifikua Real Madrid. “UnReal”, loja fjalësh nga Mirror, për të treguar se sa e pavërtetë ishte për ta. “Real agony”, shkruan Star Sport, titull i ngjashëm me atë të Dail Express: “Agony”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb