Të përndjekurit politikë akuzojnë maxhorancën për urrejtje ndaj kandidaturës së propozuar prej tyre për anëtar të autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.

Kandidati Besim Ndregjoni nuk mori votat e nevojshme në Kuvend për të qenë anëtar i autoritetit te dosjeve. Teksa renditën arsyen që sipas tyre e bëjnë të përshtatshme kandidaturën e Ndregjonit, ish-të përndjekurit akuzuan mazhorancën për ricakim të patronazhistëve socialistë

“Rama-Balla e mbajtën peng në parlament për 4 vite rresht kandidaturën e shumicës së të përndjekurve politikë.  Dhe fatkeqësisht as opozita nuk e denoncoi urrejtjen dhe mbajtën peng kandidaturën tonë. Ne të burgosurit dhe të përndjekurit politike të Shqipërisë bëjmë me dije opinionit publik shqiptar, trupin diplomatik për maskaradën që zhvilloi parlamenti shqiptar për ricklimin për anëtar të AIDSSH patronazhistët socialistë si Genta Sula, Altin Hoxha etj”, shprehet Ardian Elezi, përfaqësues i të përndjekurve politik.

Gjithashtu të përndjekurit politikë kundërshtojnë rizgjedhjen e Genta Sulës në krye të autoritetit të dosjeve, pasi sipas tyre në mandatin e saj ë parë, ajo  ktheu institucionin në shërbim të maxhorancës socialiste. Ata parashtruan edhe disa pyetje për anëtarët e opozitës që e mbeshtetën rizgjedhjen e saj.

“Po opozita pse u rreshtua përkrah kandidates së Edi Ramës dhe Taulant Ballës? A ka më turp deputetë të opozitës që kanë shkuar në parlament me votat e të përndjekurve politikë dhe votojnë nën komandën e Ramës-Ballës kandidaten e pushtetit dhe nuk votojnë kandidatin e të përndjekurve politk.105 vota mazhorancë opozitë për Genta Sulën shërbyesen e pushtetit socialist”, deklaroi Ardian Elezi.

Ish-të përndjekurit u bëjnë thirrje deputetëve që kanë statusin e të përndjekurve politikë që të çojnë në gjykatn kushtetuese votimin e 9 qershorit në parlament, për shkelje ligji, pasi kanë votuar kandidatura të rrëzuara nga komisioni I ligjeve.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb