TIRANE- Ashtu siç kishin paralajmëruar, të rinjtë e FRPD-së dhe ata të LRI po zhvillluan sot një tjetër protestë para Ministrisë së Brendshme.
Kryetari i FRPD, Belind Këlliçi bashkë me dhjetëra të rinj që iu bashkuan sot protestës nga Shkodra dhe Lezha protestuan para ministrisë së Brendshme duke kërkuar largimin e Fatmir Xhafajt. Ata shfaqën një ekspozitë me titujt e të gjitha mediave prestigjoze ndërkombëtare që kanë raportuar për drogën dhe krimin në Shqipëri. Ekspozita përmban faqet e para të mediave;
Financial Times
Huffington Post
Corriere Della Sera
Independent Journal Revieë
L’Echo
The Times
Fox News
Berliner Kurier
Le Courrier des Balkans
Libero 24×7
Grasland
Br.de Bayerischer Rundfunk
DutchNews.nl
La Stampa Torino
Në protestë nuk munguan edhe simbolika te tjera si “leket e drogës” apo “qeset me kokaine” ne oborrin e ministrisë të cilësuar nga ata si ‘ministria e Drogës’.
“Janë bërë tre javë që nga publikimi i audio-skandalit. Prej më shumë se 3 javësh nuk kemi asnjë distancim të Ramës. Rama arkitekt i kapjes së drejtësisë në vend. Shqipëria mbahet peng, integrimi ynë mbahet peng për shkak të Edi Ramës që refuzon të lëshojë Fatmir Xhafajn dhe Saimir Tahirin. Ai vijon t’i japë mbrojtje. Sot ne jemi këtu edhe për kuksianët që janë në burg ndërsa Tahiri është i lirë”, deklaroi kreu i FRPD Belind Këlliçi.
Kjo nuk është hera e parë kur të rinjtë e FRPD, bashkë me ata të LRI kanë protestuar kundër Xhafajt, ndërsa kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit.
(ed.me/BalkanWeb)