MAT – Një plagosje sot në qytetin e Burrelit. Në vendin e quajtur kryqëzimi i Koliqit, 2 të rinj janë konfliktuar me njëri-tjetrin duke nxjerrë më pas armët.

“Gjatë një konflikti të çastit mes shtetasëve O.D dhe E.C, në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi O.D, ka qëlluar me armë ku për pasojë është plagosur aksidentalisht dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi M.M, 20 vjeç, i cili nuk kishte lidhje me konfliktin,” shkruan policia.

Policia ka shpallur në kërkim të dy shtetasit O.D dhe E.C, ku forcat e Policisë po krehin zonën, po ushtrojnë kontrolle në ambjente e në aksin rrugor me qëllim gjetjen dhe arrestimin e tyre.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes .

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: