TIRANË- Rreth 100 të rinj kanë protestaur sot në Tiranë pas incidenteve të ndodhura prej dy ditësh në Kumanovë të Maqedonisë, ku të paktën 14 persona dhe 8 policëjanë vrarë, ndërsa dhjetra të tjerë u plagosën. Policia maqedonase e quajti këtë aksion ndaj një grupi që synonte të sulmonte institucionet, por deri më tani nuk ka ende të dhëna për civilë të vrarë.

Të rinjtë shqiptarë kanë protestuar pasditen e së dielës para ambasadës së Maqedonisë në kryeqytet. Ata kanë dalë në mbështetje të shqiptarëve të Komanovës, ndërsa nuk i kanë kursyer fjalët fyese për krerët e shtetit maqedonas, veçanërisht kryeministrin Nikola Gruevski.

Thirrjet për protestë janë shpërndarë në rrjetet sociale, ku bëhej me dije se grumbullimi do bëhej para Piramidës në Tiranë në ora 18.30, e më pas do të marshohej drejt Ambasadës së Maqedonisë në Tiranë. “Ftojmë të gjithë mediat në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni dhe Diasporë, që t’i bashkangjiten duke e ndjekur këtë tubim madhështor që do te realizohet sot me rastin e ngjarjeve të fundit në Kumanovë. Në orën 18:30 tek Piramida për të marshuar drejt Ambasadës së Maqedonisë”,¬ thuhet në deklaratën për mediat.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: