Një sherr masiv është regjistruar në Bredford të Britanisë së Madhe.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet, ku shihet se si persona godasin njëri-tjetrin me hanxharë.

Në videon e publikuar shihet se si një makinë e bardhë vërshon me shpejtësi drejt turmës, ndërkohë që në sfond dëgjohen të shtëna armës.

Dëshmitarët që janë bërë pjesë të kësaj skene, janë larguar me shpejtësi e të tmerruar për t’i shpëtuar më të keqes.

https://twitter.com/i/status/1457811205792444418

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb