KANADA– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në lindje të Kanadasë, në qytetin Fredericton. Ngjarja ndodhi në New Brunswick, me orën lokale 7:00, ndërsa rrethanat mbeten të paqarta.

‘Fox News’ shkruan se të paktën katër persona kanë humbur jetën nga të shtënat, mes tyre thuhet se janë edhe dy policë. Sakaq, policia sapo mbërriti në vendin e ngjarjes rrethoi zonën, dhe u ka bëri apel banorëve që të mos dalin nga banesat.

Policia e Fredericton ka shkruar se “një i dyshuar” tashmë është në paraburgim, ndërkohë që mbetet ende e paqartë nëse po kërkohet për një tjetër person të përfshirë në ngjarje.

“Asnjë nga emrat e viktimave nuk janë bërë të ditura. Ju lutem vlerësoni faktin se ky është një moment i vështirë për familjet e viktimave dhe për kolegët tanë. Ne do të ofrojmë më shumë informacion kur mundemi”, shkruajnë autoritetet në Twitter.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb