KANADA

Një person është vrarë nga të shtënat me armë zjarri të dielën, në terminalin kryesor të aeroportit ndërkombëtar të qytetit kanadez Vankuver, kanë njoftuar autoritetet e sigurisë.

Aeroporti ndërkombëtar i Vankuverit ka bërë të ditur se po bashkëpunon me policinë, lidhur me incidentin që ka ndodhur jashtë terminalit kryesor të aeroportit, shkruajnë mediat e huaja.

Pak orë më vonë, policia njoftoi se ka marrë në dorë situatën. “Është qëlluar një burrë që ka mbetur i vdekur në afërsi të terminalit kryesor”, thuhet në komunikatën e aeroportit.

Edhe pse nuk janë dhënë detaje të tjera për këtë rast, nga policia është thënë se është vënë në kërkim të një personi që mund të ketë lidhje me të shtënat.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb