Një i ri rreth 30 vjeç ka mbetur i plagosur me armë zjarri në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, i riu dyshohet se është qëlluar me armë zjarri dhe ka marrë një plagë në këmbë.
Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën mjekësore.
Në vendngjarje ndodhen forca të shumta policie, të cilat kanë rrethuar zonën dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e autorit ose autorëve të përfshirë. Për momentin nuk ka ende një njoftim zyrtar nga policia.
