TIRANE

Kreu i KQZ, Klement Zguri është shprehur kundër zgjatjes së orarit të votimit. Në një deklaratë për mediat Zguri sqaroi prerë se procesi kur nis e mbyllet  votimi është i përcaktuar në Kodin Zgjedhor e askush nuk mund të dalë mbi të.

“Ajo që dua të sqaroj dhe shkak mori një informacion mediatik bëhet fjalë që persona që kërkojnë shtyrje të procesit të votimit. Është në kundërshtim me ligjin, në rastin konkret dua të citoj Kodin. Votimi fillon në 7:00 dhe mbyllet në 19:00. Vetë nëse ka zgjedhës në radhë, komisioni merr letër njoftimet dhe zgjatet orari.

Është kërkesë e ligjit nuk mundet kurrkush ta kalojë këtë normë. Nuk ka asnjë kërkese në KQZ. Kur ndodhi në 2017, specifikisht më është bërë pyetje nga OSBE/ODIHR nga jemi nisur për të bërë këtë kapërcim. Është normë e kodit zgjedhor kur nis e kur mbyllet votimi. “ u shpreh Zguri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb