Pasi iu përgjigj thirrjes për ndihmë dy familjeve shqiptare që u prekën rëndë nga tërmeti, pasi banesat e tyre u shembën, këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha është suprizuar nga çifti Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj.

Teksa Besi priti në Bubq këngëtaren me origjinë shqiptare, pasi kjo e fundit pa nga afër shtëpinë që do të rindërtonte nga e para, aktori i humorit bashkë me gruan e tij i dhanë Bebes Rexhës një varësi 150 vjeçare, larg syrit të keq.

Këngëtarja u surprizua nga dhurata, të cilën Besi po ia shpjegonte se çfarë simbolike kishte kjo varëse për zonën e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb