Një nga filmat më të famshëm të fillim viteve 2000, është pa dyshim “50 first dates” ku aktorja Drew Barrymore luan rolin e një vajze e cila pas një aksidenti, zgjohet çdo ditë me kujtesë të humbur.

Historia e filmit i cili është bazuar në një histori të vërtetë, është përsëritur me një 29-vjeçare në Leicestershire, Britani.

Chloe Barnard, zgjohet shpesh duke menduar se është një gjashtë vjeçare apo një adoleshente, madje edhe e ka akuzuar partnerin e saj për rrëmbim dhe pedofili.

Pas një episodi të ndodhur në moshën 19- vjeçare ku ka pësuar një mosfunksionim të trurit me oksigjen, e reja zgjohet duke menduar se është një adoleshente apo edhe vogëlushe 6-vjeçare.

“Unë zgjohem dhe mund të mendoj se jam në një moshë të ndryshme nga çjam vërtetë. Ka ndodhur të jem gjashtë vjeç. Ajo ishte e tmerrshme.

Një natë, unë dhe James patëm një grindje të vogël dhe unë shkova të flija vetëm në dhomën e gjumit. Kur u zgjova nuk po njihja shtëpinë. Kur zbrita në katin e parë pash tim shoq që flinte në divan së bashku me qenin. U ula në shkallë dhe e pyeta se kush ishte. I thash: Kush je ti dhe qeni i kujt është ai? Dua mamin dhe babin!

Duke qenë se nuk ishte episodi i parë që ndodhte, i shoq e dinte si të vepronte. Ai më ngjiti në dhomë u fut në shtat teksa ishte plotësisht i zhveshur dhe më tha të shtrihesha pranë tij. Iu përgjigja se nuk hyj në shtat me një pedofil dhe se doja mamin dhe babin.

U përpoqa të telefonoja policinë, por ai më mori telefonin. Nuk doja që ai të më prekte. Mora një çelës mekaniku që gjeta aty pranë në mënyrë që ta kisha në dorë nëse duhej të mbroja veten.

Ai më pyeti se çfarë do të bëja me të dhe i thashë nëse do të më afrohej, do ta godisja me të dhe se doja mamin dhe babin tim.

Ai më qetësoi dhe më tregoi se i njihte prindërit e mi. Më pas ne i telefonuam atyre dhe nata më shpjeguan gjithçka. Kur u zgjova në mëngjes gjithçka ishte kthyer në normalitet”, rrëfeu ajo.

Chloe ka treguar një tjetër rast, kur ka humbur kujtesën dhe mendonte se ishte 16 vjeç.

“Një herë tjetër u ktheva në moshën 16 vjeç. U zgjova dhe e pyeta James se kush ishte dhe ai e dinte që po përjetonim një episod kur kisha humbur kujtesën.

Ai nuk dëshironte të më linte vetëm në shtëpi në atë gjendje, kështu që më mori me vete në makinë teksa do të ikte në punë.

E pyeta nëse prindërit e mi e dinin që isha me të dhe i kërkova t’i telefonoja sime mëje. Ajo më shpjegoi se ne ishim të fejuar dhe se gjithçka ishte në rregull.

Doja ta besoja, por nuk e besova dot dhe ishte vërtet e vështirë për mua. I thashë se kisha nevojë për të shkuar në tualet kështu që ndaluam në një bar anës rrugës.

Po shihja stafin me shpresën se do t’i tërhiqja vëmendjen dhe tu kërkoja ndihmë. Doja që të thërrisnin policinë”, tha ajo.

29-vjeçarja shpjegoi se kishte me duar që partneri e kishte rrëmbyer.

“Mendova se ai po më rrëmbente. Një anëtar i stafit më pyeti nëse isha mirë dhe unë thashë se nuk isha e sigurt. I shpjegova se kisha ardhur me një kamion, nuk e njihja shoferin, por mamaja ime tha se gjithçka është në rregull por se nuk dija ç’të besoja. Ata ofruan të thërrisnin policinë, por unë nuk doja ta fusja në telashe sepse mamaja ime tha se ishte mirë.

U ktheva në kamion dhe më zuri gjumi. Kur u zgjova isha 19 vjeç, që ishte një vit pasi e kisha njohur James. Më pas fjeta sërish dhe gjithçka u kthye në normalitet”, tregoi ajo.

Episode të tilla përsëriten thuajse një herë në dy muaj, ndërsa mjekët dyshojnë se shkaktar për nxitjen e tyre është stresi apo mos plotësimi i orëve të gjumit.

Rasti i parë ka ndodhur në 2018 në një bar, kur krejt papritur nuk e njihte të fejuarin e saj, pavarësisht se ata ishin në një lidhje pesëvjeçare.

“Ne pimë një pije, shkova në tualet, u ktheva dhe mendova se partneri im ishte shok i tim eti. Kur vendosëm të largoheshim, babi im hipi në një makinë dhe u largua ndërsa unë pyesja veten se çfarë po ndodhte.

Partneri im, që nuk e njoha aspak, më pyeti nëse do të hipja në makinë, unë thashë në rregull, por mendova se babai i kishte thënë të më merrte.

Hipa në anën e pasagjerit dhe ai tha se duhej të ngisja makinën pasi kishte pirë. Mendova se ai ishte shumë i pasjellshëm, por hipa në sediljen e shoferit dhe papritur kuptova që nuk dija të drejtoja makinën.

Ai më pyeti nëse do ta ndizja makinën dhe unë i thashë që nuk dija ta ngisja makinën. Në realitet kisha një vit që e kisha marrë patentën, por nuk kisha asnjë ide.

Ai më pyeti nëse e dija kush ishte dhe unë thashë që nuk e dija, kështu që ai më tha se ishte partneri im. Unë iu përgjigja se nuk ishte e vërtetë sepse mendoja që isha e lidhur me ishin tim. Ai doli nga makina dhe unë u mbylla brenda saj dhe telefonova mamin. A

jo më shpjegoi se ai ishte partneri im. Ime më erdhi të më merrte dhe ishte e shqetësuar se mos po kaloja një tjetër episod të mpiksjes së gjakut”, rrëfeu ajo.

Chloe beson se lodhja dhe stresi luajnë një rol kyç, kështu që ajo përpiqet të flejë shumë dhe të qëndrojë sa më e qetë, por një episod mund të ndodhë në çdo moment.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb