Kreu i PD, Lulzim Basha ka dënuar kalimin e Teatrit Kombëtar nga pronësia e Ministrisë së Kulturës në atë të Bashkisë Tiranë,

Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje prej krizës, Basha drejton gishtin nga Rama për të cilin thotë se gjen kohë për të grabitur.

Por këtë akt lideri opozitar e konsideron si luftë ndaj artit dhe provokim ndaj BE në vigjilje të Ditës së Europës.

 

STATUSI NGA LULZIM BASHA

Ndërkohë që shqiptarët presin zgjidhje për krizën që ka pllakosur, Rama gjen kohë vetëm për të grabitur. Kalimi i TK në pronësi të kryebetonierit të mafias është akt lufte ndaj artit dhe qytetarisë dhe provokim ndaj BE dhe përfaqësuesve të saj në vigjilje të Ditës së Europës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb