Teatri Metropol përzgjidhet si pjesë e projektit AIDA – një nismë e përbashkët mes Italisë, Shqipërisë dhe Malit të Zi, për rritjen e bashkëpunimit mes qyteteve si Leçe, Campobasso, Tirana dhe Ulqini. Në prezantimin e nismës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj theksoi rëndësinë që ka arti në jetën e një qyteti.

“Shpresoj që ky bashkëpunim të jetë si‘ilaç’ për vendet tona, si një vaksinë shpirtërore që na pajis me antitrupat ndaj virozave si populizmi, nacionalizmi, ndaj virozës së përçarjes dhe toksinave që sjellin në jetën tonë politika apo çështje të tjera”, tha ai.

Kryebashkiaku nënvizoi se në këtë periudhë të vështirë, si pasojë e pandemisë, ka më shumë hapësirë për të luftuar stigmat që lidhen me çështjet e shëndetit mendor dhe kjo strategji e re për artin e adreson këtë problematikë.

“Sot kemi nevojë të kurojmë zemrën, të kemi një antidotë ndaj politikave përçarëse, nacionaliste, edhe në Itali, edhe në Mal të Zi. Të mendosh që ende në vitin 2020 ka parti politike, si edhe në Shqipëri, në Itali apo në Mal të zi, që investohen në frymën e përçarjes! Misioni juaj nuk është vetëm bërja teatër, por është edhe krijimi i një antidoti ndaj kësaj politike përçarëse, për të treguar se bashkëpunimi është i mundshëm. Ky është një nga ato projekte që bashkon brigjet e Adriatikut”, nënvizoi Veliaj, ndersa shtoi se vëmendja ndaj artit ka një ndikim pozitiv edhe në ekonominë e qytetit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: