Xhani De Biazi, ish-trajneri i përfaqësueses shqiptare, ka në admirim të veçantë për Armando Brojën. Edhe pse gjatë viteve të tij në Shqipëri ai ka drejtuar disa nga sulmuesit më të spikatur në historinë e përfaqësueses kuqezi, De Biazi pranon se Broja është i veçantë për cilësitë që ka.

Duke folur për “tribalfootball”, tekniku i cili aktualisht drejton përfaqësuesen e Azerbajxhanit, ka shprehur admirimin e tij për sulmuesin shqiptar të Çelsit.

“Unë nuk e njoh atë, por ai ka cilësi teknike dhe fizike që janë të jashtëzakonshme. Ai duhet të vazhdojë të punojë shumë dhe të japë 100% në çdo minutë që luan për ekipin.

Për të mund të them se do të dëshiroja të kisha lojtarë si ai në ekipin tim”, ishin fjalët e De Biazit për sulmuesin e përfaqësues shqiptare./PANORAMASPORT

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: