Egnatia u përpoq por nuk ia doli të dilte me pikë nga ndeshjen me Tiranës. Numri një i pakinës së ekipit nga Rrogozhina, Edlir Tetova ka thënë pas sfidës se ndeshja nisi keq për ta dhe kjo ndikoi në rezultatin final (1-2 ndaj Tiranës).

“Ndeshja nisi keq, pësuam gol që në minutën e parë. Por me kalimin e minutave barazuam dhe morëm lojën në kontroll. Në pjesën e dytë u ndëshkuam nga një penallti. Do të analizojmë rreshtimin e skuadrës në atë moment, sepse kam shumë pakënaqësi.Ndikoi gjyqtari? Nuk mund ta them këtë, por loja efektive ishte e pakët. Ekipi sot shfaqi dëshirë dhe ndoshta kjo solli edhe pak më shumë panik. Kemi disa rezultate negative dhe secili mban përgjegjësi, duke nisur nga unë i pari. Luajtëm mirë, por më vjen keq për mënyrën si pësuam 2 golat.

Rezultatet të shqetësojnë? Është një situatë shqetësuese. Besoj që loja e ekipit do të përmirësohet në javët e ardhshme, do të shihni një Egnatia tjetër në vijim. Sot shfaqëm grintën, ndërsa në ndeshjet e ardhshme do të përmirësohemi akoma më shumë. duhet ti marrim ndeshjet me radhë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb