ITALI

Një moment pa dyshim jo i mirë për Marcelo Brozoviç, në fushën e gjelbër për shkak të dëmtimeve por edhe jashtë saj.

Natën mes të premtes dhe të shtunës mesfushori i Interit, në bordin e makinës së tij “Rolls Royce Cullinan” (motor me 600 kuaj fuqi dhe çmimi mbi 350 mijë euro), u ndalua nga një patrullë e karabinierëve pasi kishte kaluar me semaforin e kuq në Piazza Cantore, jo larg nga zona e Naviglit, në Milano.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kroati iu nënshtrua testit të alkoolit, i cili rezultoi pak përtej kufijve të lejuar. Policia i merr patentën.

Rezultati i provës së alkoolit: 0,54 gramë alkool për litër gjaku, pak më i lartë se kufiri maksimal i lejuar me ligj prej 0.50, por i mjaftueshëm sa duhet për sanksionin.

Brozoviç u gjobit edhe për targën gjermane të makinës, e cila është e regjistruar në emër të një kompanie me qendër në Mynih, pavarësisht se është banor në Itali prej më shumë se 60 ditësh.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb