Shqipëria dhe Kosova janë vendet me densitetin më të lartë të banorëve në rajon. Sipas hartës interaktive që ka publikuar Telegraph, densiteti i popullsisë në Shqipëri është 111.2 banorë, ndërsa në Kosovë 161.1. Shifrat për krijimin e hartës interaktive janë marrë nga Divizionin i Popullsisë i Kombeve të Bashkuara.

Densiteti i popullsisë mat numrin e banorëve në një rajon në raport me sipërfaqen.

Në vend të tretë për densitet të lartë të popullsisë renditet Serbia me 106.65.

Maqedonia dhe Bosnja e kanë këtë tregues përkatësisht 82 dhe 74, ndërsa në vend të fundit në rajon renditet Mali i Zi, ku densiteti i popullsisë është 45.

Vendet më të populluara në botë
Vendet që kanë densitetin më të lartë në Europë janë vendet Aziatike, si India, Paksitani, Kina dhe Japonia.

Densitetet të lartë të popullsisë kanë gjithashtu edhe vendet e Europës Perëndimore. Belgjika ka një densitet të popullsisë prej 366, Holanda 405.

Ndërkohë që edhe vendet si Anglia, Gjermania, Zvicra dhe Italia, të cilat e kanë densitetin e popullsisë mbi 200.

Vendet me densitetin më të ulët
Vendet me densitetin më të ulët në botë, janë vendet të cilat kanë kushte atmosferike të vështira për njeriun, si përshembull shkretëtira e Saharasë.

Vendi i parë me densitetin më të ulët është Greenlanda, me 0.0 njerëz për km2. Ishulli më i madh në botë ka rreth 56 mijë banorë, por ka një sipërfaqe prej 448.3 milje në katror.

Edhe Mongolia renditet në vendet me denistet të ulët, sipas të dhënave të Telegraph, 1.9 banorë për kilometër në katror.

Islanda ka një popullsi prej 330 mijë banorë, pjesa më madhe e përqendruar në Rekjavik. Densiteti i popullsisë në Islandë është 3.3 banorë për kilometër në katror./monitor/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb