Trajneri i Manchester United, Ten Hag ka dalë para mediave në prag të ndeshjes së Europa League me Betis, teksa nuk ka hezituar të flasë për humbjen 7-0 me Liverpool në kampionat.

“Humbja me Liverpool-Lojtarët kanë reaguar pas humbjes me Liverpool. Gjithmonë ka pengesa rrugës. Kishim vetëm një humbje në 23 ndeshje. Ajo humbje ndaj Liverpool na jep mësime për të ardhmen, të shohim përpara. Jemi në të njëjtën barkë, fitojmë e humbim së bashku. Duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës”.

Bruno Fernandez- Bruno po bën sezon fantastik, po i jep energji ekipit. Askush nuk është i përsosur, të gjithë gabojnë. Ai ka luajtur rol të rëndësishëm në ecurinë tonë.

Vrapo me intensitet, u tregon lojtarëve çfarë të bëjnë, është frymëzim për gjithë ekipin. Jam i lumtur që e kam Brunon dhe jam i kënaqur me të si kapiten kur nuk është Maguire në fushë” – tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb