Numri një i pankinës së Manchester United, Ten Hag doli në konferencë pas suksesit në finalen e FA Cup kundër Manchester Cityt.

“Ne nuk i kishim lojtarët. Ju keni të drejtë, ne i kemi parë të njëjtat gjëra. Nuk kishte gjithmonë futboll të bukur, definitivisht jo, por ne duhej që gjatë tërë kohës të bënim kompromis.

Pastaj ju nuk mund ta luani futbollin që dëshironi ta luani. Unë jam që dy vite këtu, dhe ndoshta kemi pasur ekipin e plotë në vetëm tri ose katër raste. Dje patëm disa mungesa të theksuara si Maguire, Shaw dhe Casemiro që nuk ia doli të ishte në dispozicion”.

“Nuk e di se a është ndeshja ime e fundit. Gjëja e vetme që unë po bëjë është që të bëjë gati ekipin tim, ta përmirësojë atë dhe lojtarët si individë. Për mua ky është një projekt. Kur erdha mund të them se gjithçka ishte rrëmujë, por tani jemi më të mirë, por nuk jemi aq larg nga aty ku duam të jemi” – tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb