Drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj ka ndarë një tender për miqtë e saj.

Bëhet fjalë për 9 miliarda lekë të cilat janë dhënë për Enea Buzën dhe Enjan Gazhgën.

Siç shihet edhe nga dokumentet, kemi të bëjmë me një tender totalisht pa konkurrencë që mban numrin e referencës REF-57082-01-26-2023 dhe ka si objekt “Blerje e ofrimit të shërbimit të sms-ve” me autoritet kontraktues Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit e drejtuar nga Mirlinda Karçanaj.

Ndërkohë drejtuesja e AKSHI-t ka vendosur që të aktivizojë dërgimin e SMS në çdo rast tjetër kur është i nevojshëm autentifikimi me 2 faktorë, ku një SMS vjen në celularin e përdoruesit me një kod të caktuar.

https://www.youtube.com/watch?v=Yb94FETMtPE

Ndër të tjera tenderi në fjalë ka si fond limit prej 808,080,000 lekë të reja pa TVSH ose rreth 9.7 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por ky tender ngjall dyshime për mënyrën se si është organizuar pasi ka një mungesë të konkurrencës dhe arsyeja tjetër është pasi në tender kanë marrë pjesë vetëm dy palë , fituesi dhe kompania “One Albania” e cila nuk ka dhënë ofertë.

Ndërkohë fituesit janë “1 UP LABS” në pronësi të Enjan Gazhgës dhe HORIZON në pronësi të Enea Buzës.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb