EMISIONI VETTING NË NEWS24 

Ku jeton Ergys Verdho dhe çfarë është fshehur në deklaratën e pasurisë?

Edhe pse zyrtarët e lartë asnjëherë nuk e kanë deklaruar pasurinë reale në deklaratat e dorëzuara në Inspektoratin e Larte i Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI). Sërish, ky dokument është një bazë mjaft e rëndësishme, për të investiguar rreth pasurive të fshehura të çdo zyrtari.

Në deklaratën fillestare të Ergys Verdho që daton në vitin 2018 përshkruan një apartament të cilin ia ka dhuruar i vëllai në 2012 dhe e ka shitur në vitin 2015.

Gjithashtu ka deklaruar një apartament në Vlorë në vlerë 54 mijë euro.

Më tej në ILDKPKI, Ergys Verdho ka përfshirë edhe një dyqan, gjithashtu të dhuruar nga i vëllai në vitin 2012.

Dokument Deklarim Pasurie
Dokument Deklarim Pasurie

Pra sipas deklaratës së pasurisë në Tiranë, Ergys Verdho jeton me qira dhe nuk ka banesë në emër të tij. Por gazetarët investigativ të emisionit Vetting kanë zbuluar një banesë që figuron në emër të Ergys Verdho e cila nuk është e deklaruar në ILDKPKI të paktën në këto vite 2018, 2019, 2020.

Në faturën ekskluzive që Vetting disponon drejtori ka në emër të tij kontratën e lidhur nga OSHE rrjedhimisht ngre dyshime të forta se Ergys Verdho këtë shtëpi nuk e ka deklaruar dhe me enigëmë mbetet burimi i të ardhurave që mund të jetë blerë kjo banesë.

Deklarim Banese
Deklarim Banese

Një tjetër detaj i rëndësishëm bije në sy në këtë fatur energjetike, pasi Verdho paguan një fatur që nuk përputhet fuqia e instaluar me automatin e banesës, pasi ai praktikisht po paguan si abonent, por që duhet të paguaj më shumë kjo sipas ekspertëve përbën anomali.

Pagese Oshee
Pagese Oshee

Sipas ekspertit të energjetikës Azmer Duleviç: “Mesa shoh kjo është një faturë familjare kapaciteti 25 amper, por në faturën tjetër që po shoh shikoj që fuqia e instaluar është 9 KË gjë që nuk përkon pra nga ana teknike kush do qoftë ky abonent.

Paguan me çmimin sa paguan një familjare. Por me ketë fuqi 9 kW nuk duhet të kishte rrjet 1 fazor, por duhet 3 fazor. Mua nuk më përputhet fuqia e instaluar me automatit. Unë mendoj se fizikisht nuk do jetë ky automat rryma nuk del kaq rryma del më e madhe. Me këtë automat paguhet më lirë.”

Përballë kësaj panorame qëndron Shqipëria tjetër. Borxhet për faturat e energjisë elektrike kanë shkaktuar tragjedi në Lezhë, ku babai i katër fëmijëve vrau vetën se nuk kishte para të paguante dritat. Apo rasti i 66 vjeçares nga Fieri që u gjend e ngrirë nga të ftohtët se i kishin prerë dritat. Përballë dramave sociale, tenderat janë një pikë e nxehtë në institucione.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb