Novak Djokovic pranoi në një postim në Instagram se deklarata e udhëtimit lëshuar autoriteteve kufitare pas mbërritjes së tij në Australi përmbante informacione të pasakta, pasi në pyetësorin e Covid tenisti kishte deklaruar se nuk kishte udhëtuar në 14 ditët e mëparshme, ndërsa në fakt kishte udhëtuar drejt Spanjës nga Serbia.

Tenisti, i cili pas fitores së parë në gjykatë është ende në pritje të vendimit përfundimtar të qeverisë australiane për vizën për të qëndruar në vend dhe për të marrë pjesë në Australian Open, foli për një “gabim njerëzor dhe sigurisht jo vullnetar” të një anëtari të stafit të tij, duke saktësuar se autoriteteve australiane u janë dhënë “informacione të reja” për të “sqaruar këtë çështje”.

Kampioni më tej pretendoi se hodhi poshtë “dezinformatat” në lidhje me daljet e tij publike në Serbi pavarësisht një testi PCR pozitiv për Covid-19.

Djokovic, i cili i përshkroi akuzat si “shumë të dhimbshme” për familjen e tij, tha se mësoi për rezultatin e testit të 16 dhjetorit, vetëm një ditë pas pjesëmarrjes së tij në një ngjarje tenisi për të rinjtë. Ai gjithashtu pranoi se më pas dha një intervistë për gazetën franceze L’Equipe kur ishte tashmë në dijeni se ishte infektuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb