TIRANË

Tension në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pak minuta pasi është mbyllur protesta e shtatë kombëtare e opozitës, ish-deputeti i PD Bardh Spahia ka qenë në spitalin e Traumës për të parë nga afër gjendjen e të plagosurve. Por njëkohësisht ka qenë edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj.

Ndërsa Spahia ka nisur të flasë për mediat, ka nisur dhe ministri Lleshaj dhe truprojat kanë spostuar ish-deputetin, ndërsa vëmendja e mediave është drejtuar nga ministri.

Një situatë e pazakontë është krijuar, pasi ndërsa Lleshaj fliste për mediat, Spahia fliste pas krahëve të tij. “Ka mbushur sptialin me policë e civila e largon mjekët e opozitën, ky është përgjegjësi kryesor”, tha Spahia. Ministri kërkoi që truprojat dhe policia ta largonin ish-deputetin, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu i kujton se janë ‘live’. Policia ka larguar më pas edhe personat që thërrisnin “Rama Ik”.

Shikoni skenën e krijuar: VIDEO KETU

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb