SHBA

Pas tensioneve të cilat tashmë janë përhapur në ‘Egje’ mes Greqisë dhe Turqisë për çështjen e luftës në Libi, SHBA nuk është përfshirë duke i qëndruar besnike Greqisë.

Mediat greke raportojnë se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka dërguar një letër kryeministrit Mitsotakis duke i shprehur mbështetjen e e SHBA ndaj Greqisë.

Në fakt, pozicioni që mbajti Greqia për të mbështetur Khalifa Haftar, gjeneralin e Ushtrisë Nacionale të Libisë u duk si një kundërshtim ndaj Turqisë, qeverisë së al- Sarraj në Libi, dhe OKB-së e cila njeh qeverinë e al-  Sarraj si legjitime.

Madje ka qenë SHBA ajo që e ka paralajmëruar gjeneralin libian Khalifa Haftar që të ndalë sulmet në Tripoli. Por SHBA duket se nuk do ta llogarisë pozicionin e Greqisë për Libinë në marrëdhëniet e saj me vendin helen.

Por nga ana tjetër Turqia dhe Greqia po zhvillojnë jë luftë ‘të ftohtë’, e cila filloi me deklarata, më pas me sulmet kibernetike. Erdogan tha se Greqia po hedh hapa të gabuar kurse Greqia mbështet Khalifa Haftarin për shkak se al- Sarraj dhe Erdogan kanë nënshkruar marrëveshjen për kufijtë detarë në Mesdhe për të cilën Greqia nuk është dakort.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb