Suedia do të presë zgjedhjet në Turqi për të vazhduar me procesin e anëtarësimit të vendit në NATO”, kështu është shprehur se ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom.

Më tej ministri suedez theksoi se procesi i anëtarësimit është ndalur përkohësisht pasi Turqia deklaroi se do tërhiqet nga dialogu me Suedinë dhe Finlandën.

“Ne po ndjekim zhvillimet në Turqi dhe po presim zgjedhjet që do të zhvillohen më 14 maj”, ka thënë ai.

Ndërkohë qeveria suedeze beson se vendi do t’i bashkohet NATO-s këtë verë në një Samit në Vilnius.

Sipas ministrit suedez, vendi i tij është shumë afër përmbushjes së të gjitha pikave që kanë të bëjnë me marrëveshjen me Turqinë dhe për këtë arsye miratimi nga Parlamenti turk nuk duhet të jetë prapa.

Shkak i “ngrirjes” së bisedimeve ishte veprimi provokues i politikanit të ekstremit të djathtë Rasmus Paludan me djegien e Kuranit para ambasadës turke në Stokholm, të shtunën e kaluar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: