Kryeredaktori i ‘’Gazetës Shqiptare’’ Erl Murati i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka komentuar tenstionet në Kongresin e SHBA me protestuesit pro- Trump që janë kundër certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve presidenciale.

Murati thotë se Trump është përgjegjësi kryesor pasi nëpërmjet gjuhës politike ka frymëzuar direkt politikisht pushtimin e sallës dhe institucionit të rëndësishëm në Uashington,

Ai shton sek ëto skena janë parë në Amerikën Latine, Europën Lindore, Qëndrore, Ballkan por jo në SHBA, edhe pse situata është e habitshme por e pritshme.

 

‘’Pamje të pazakonta të paktën për SHBA. Jemi mësuar t’i shohim në Ballkan, Europë Lindore, Qëndrore e Amerikë Latine, por jo në Capitol. Një senator amerikan e përshkruante si një grusht shteti këtë mësymje në Capitol të protestuesve.

Pamje të habitshme por edhe të pritshme. Janë trembur jo vetëm kampi demokrat në SHBA, por dhe mjaft kolegë tanë sa i kemi ndjekur në javët e fundit, një mospranim i rezultatit nga Trump mund të sillte këtë kaos.

Lajmi pozitiv është që Trump i ka bërë thirrje mos ketë përplasje me policinë, por dukshëm është përgjegjës kryesor, pasi gjuha politike vlen për politikanët. Aq më tepër që bëhet për njeriun më të fuqishëm të planetit që është presidenti amerikan. Ai dukshëm ka vënë pikëpyetje mbi këtë proces. Ka rezervuar të drejtën për të kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. Diferenca me vota elektorale është e dukshme.

Diferenca në zgjedhje është mjaft e dukshme.  Kur flas për pretendimet e Trump e kam të pamundur të jap vlerësim, por ndalem tek diferenca e madhe e votave. Nuk është si rasti Trump – Hillari Clinton. Procesi ishte i kontestueshëm. Bëhet fjalë për 7 milion vota, mbi 3% diferencë. Ishte e pritshme si situatë. Pushtimi i sallës është e frymëzuar politikisht në mënyrë direkt nga Trump.’’- tha Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb