Duke u përballur me sanksione të forta ekonomike, për shkak të luftës së nisur në Ukrainë, banka qendrore e Rusisë po përpiqet të ndalojë rusët që të shesin rublat e tyre.

Ajo ka vendosur një komision prej 30% për blerje e monedhave të huaja në shkëmbimet valutore, raporton Reuters.

Presidenti rus Vladimir Putin njoftoi dje masa emergjente për të mbështetur rublën ruse, duke përfshirë ndalimin e rusëve për të transferuar para jashtë vendit. Kjo masë vjen pasi valuta ra në një nivel të ulët, duke shënuar rekord.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: