GREQI-Shtatëmbëdhjetë qytetarë turq u lokalizuan dje në mbrëmje në një plazh të ishullit grek, Inuses, të cilët u transferuan më pas në një qendër pritjeje dhe identifikimi në ishullin Hios, njoftoi sot agjencia greke e lajmeve, ANA-MPA.

Sipas burimeve të Rojes Bregdetare greke, u konfirmua se ata ishin të gjithë qytetarë turq.

Burimet shtuan se qytetarët turq kishin kërkuar azil politik dhe dyshohet se janë pjesë e tentativës pë grush shteti në Turqi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: