DURRËS

Një tentativë grabitje ka ndodhur dje në zonën e Plazhit në Durrës, ku një 27-vjeçar ka hyrë me forcë në një banesë dhe pasi ka dhunuar gruan që jetonte me qira, e ka kërcënuar me thikë për t’i marrë paratë.  Falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë autori është arrestuar në flagrancë.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas marrjes së informacionit se në një banesë në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, një shtetas po tentonte të vidhte me dhunë, menjëherë kanë mbërritur në adresën e dhënë, ku bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit D. T., 27 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas, ditën e djeshme, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, pasi është futur me forcë në banesën ku jetonte me qira shtetasja M. B., e ka goditur atë me grushte dhe nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë (thikë), ka tentuar të vjedhë para në shtëpinë e saj. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti i mprehtë (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb