Një 44-vjeccar në Durrës është plagosur pasi tentoi të hapte një predhë të vjetër të artilerisë.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 14:30, në lagjen nr. 17, Durrës, shtetasi R. N., 44 vjeç, dyshohet se është dëmtuar aksidentalisht, nga një djegore fundore e vjetër e predhave të artilerisë, të cilën e kishte gjetur në një kosh mbeturinash, djegore e cila i ka plasur në dorë kur ka tentuar ta hapë.

44-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

21bf6030 875d 43ad 9d43 Cc725ec3fd39
21bf6030 875d 43ad 9d43 Cc725ec3fd39

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb