Një i ri ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap teksa transportonte klandestinë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet E. H., 33 vjeç, banues në Korçë.

Burime nga policia e Elbasanit bënë me dije se i riu është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Ura e Manastrecit” në Prrenjas, duke transportuar me automjetin tip “BMË”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës 400 euro për person.

Në momentin kur shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi, ky shtetas nuk i është bindur urdhrit, por ka tentuar të largohet me shpejtësi. Për pasojë ka humbur kontrollin e mjetit dhe është dëmtuar lehtë, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar automjeti dhe 1 aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb