Një shtetas shqiptar është shpallur në kërkim nga policia franceze pasi akuzohet për një tentativë vrasje.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në 25 shtator në Saint Brieuc në zonën e Robien, ndërsa raportohet se shqiptari ka tentuar të vrasë një tjetër shqiptar me thikë.

Sipas mediave franceze viktima e sulmit është transportuar menjëherë në spital, ndërsa i kërkuari i drejtësisë është pikasur kohët e fundit në Holandë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: