Një politikan i lartë nigerian është dënuar me nëntë vjet e tetë muaj burg në Britani, pasi ishte “forca lëvizëse” në një komplot për të korrur një veshkë për vajzën e tij të sëmurë nga një i ri që e kishte trafikuar në Londër.

Ike Ekweremadu, 60 vjeç, një ish-zëvendës president i senatit nigerian, gruaja e tij, Beatrice, 56-vjeçare dhe Dr Obinna Obeta, 51 vjeç, u shpallën fajtorë për trafikimin e organeve sipas Aktit të Skllavërisë Moderne.

Ata tentuan t’i merrnin veshkën një 15-vjeçari për t’ia transplantuar vajzës së senatorit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb