Katër të mitur janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Blutë bëjnë me dije se të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Vijon puna për të zbuluar nëse personat e arrestuar janë autorë të rasteve të tjera të ngjashme.

Njoftimi: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, pas marrjes së kallëzimit të një 21-vjeçari se 4 të mitur kishin tentuar t’i merrnin me dhunë sendet personale, kanë organizuar punën menjëherë dhe, pas veprimeve të shpejta dhe të koordinuara, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e 4 shtetasve të mitur, të moshave 15, 16 dhe 17 vjeç.

Të miturit dyshohen se, ditën e djeshme, në zonën e quajtur Ish-Fusha e Aviacionit, tentuan t’i merrnin me dhunë sendet personale një 21-vjeçari.

Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të tjera në Tiranë, ku dyshohet se mund të jenë të përfshirë këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb